U nda nga jeta poetja e njohur, Lindita Ahmeti

Lindita Ahmeti

U nda nga jeta, Lindita Ahmeti, njëra nga poetet më të njohura shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Xhabir Ahmeti.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar babai i saj në Facebook.

Lindita Ahmeti lindi më 26 prill 1973 në Prizren. Pas diplomimit në shkollë të mesme në Shkup, ajo studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, ku edhe u diplomua.

Ajo shkroi poezi në gjuhën shqipe që nga fillimi i viteve ’90. Ishte marrë edhe me përkthime nga gjuhët sllave dhe nga anglishtja në shqip. Poezia e saj është përfshirë në shumë antologji në gjuhë të ndryshme.

Librat e botuar në gjuhën shqipe:

1993: “Mjedra dhe bluz”; 1996: “Ishulli Adular”; 2000: “Brezi dhe Zonjës”; 2004: “Vetë perballe Erosit”; 2008: “Lulja alba (zgjedhje)”; 2015 “Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim”; 2015: “Dhoma pa derën dalëse”. 2020: “Mbrojtja e Hekubës”.

Përkthime në maqedonisht:

1998: “Камена месечина (Hëna e gurtë)”; 2002: “Син сон (Ëndërr e kaltër)”; 2007: “Призивање во април (Evokime në prill)”; 2011: “Утрешните монети (monedhat e nesërme)” dhe në gjuhën bullgare 2008: “Пролетен копнеж|, ndërkaq poezitë e saj janë përkthyer edhe në gjuhën angleze, serbe, boshnjake dhe polake.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

LINDITA AHMETI: UDHËTIMI I BABAIT NËPËR KËNGËN E VJESHTËS