U nda nga jeta në moshën 85-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja, Nelinda Piñon, librat e të cilës u përkthyen në më shumë se 30 vende.
Ajo do të mbahet mend si gruaja e parë që u zgjodh në postin e presidentes së Akademisë Braziliane të Letrave (ABL) dhe u nderua me shumë çmime.
“Nelinda Piñon vdiq në një spital në Lisbonë. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar”, tha Shtëpia Botuese ‘Record’ në një njoftim për shtyp.
Nelinda Pinion, emri i saj i parë është një anagram i gjyshit të saj, Danielit. Ajo botoi rreth njëzet vepra, midis tyre romanet Shtëpia e pasionit (1972), Fuqia e fatit (1977) dhe Republika e ëndrrave (1984), ndoshta libri i saj më i suksesshëm, i frymëzuar nga historia e familjes së saj, e cila emigroi në Brazil nga Galicia, Spanjë.
Ajo u zgjodh anëtare e Akademisë Braziliane të Letrave në 1989 dhe shtatë vjet më vonë u bë presidentja e parë grua që nga themelimi i saj një shekull më parë.
Lexo edhe:
E TRISHTË: U NDA NGA JETA MJESHTRI I BALETIT SHQIPTAR
Një prej figurave më të spikatura të baletit, “Artisti i Merituar” Albert Janku është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Ai ishte një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Janku e nisi karrierën në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me radhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult