Një lajm i keq për të gjithë artdashësit. Ditën e djeshme është ndarë nga jeta regjisori i njohur, Leonard Gjata. Lajmin e dhimbshëm e ka bërë me dije vajza e tij, Inida (Zhaku) me një postim në Facebook-un e saj personal.
Shokët kanë kujtuar mikun e tyre. Ilirjan Kristo shkruan në profilin personal: “Tani sapo më erdhi një lajm shumë i trishtë. Ka ndërruar jetë miku im i mirë Leonard Gjata. Me Nardin jam njohur në studio tek RTSH.
“Ai ishte Regjizori i parë i konkursit Sportiv në Shqipëri dhe më ka bërë shumë përshtypje Pasioni i madh për punën. Respekti për kolegët dhe kultura e tij e gjithanshme. U prehsh në Paqe miku im Leonard Gjata”.
Xhelal Aliu, një tjetër mik ndalet dhe më gjatë. “Mësohet se pas vitesh të gjata vuajtjeje dhe mundimi prej sëmundjes, ka ndërruar jetë ish kolegu ynë i mirënjohur, Regjisori Leonard Gjata. Natyrshëm ndjejmë keqardhje dhe trishtim për largimin e përhershëm të tij nga jeta. transmeton ‘aktoret.com’.
“Por, edhe vuajtja që atë e mundoi aq shumë ishte jo më pak e dhimbshme. Mbase ishte shpirti i mirë i Nardit ai që e mbajti me frymë deri sot. Por, unë them se, nëse nuk do të kishte një partnere si aktorja e mirënjohur Mira Gjata, mbase ikja do të kishte qenë më e shpejtë. Mira e mbajti, i shërbeu me përkushtim deri në frymën e fundit”.
“Dhe, veç kësaj ajo iu është përgjigjur pa hezitim edhe angazhimeve të saja si artiste dhe si pedagoge për studentët e rinj. Them se njerëz me shpirt të tillë nuk i ndesh gjithmonë. Dukej sikur të dy partnerët e atij çifti kishin lindur për njeri-tjetrin. Nardi punoi gjatë në Televizjonin shqiptar, ku e kryeu me dinjitet punën e tij si Regjisor.
“Ai la gjurmë të pashlyera me profesionalizmin e tij. Me qytetarinë dhe me mënyrën aq të mirë të komunikimit me punonjësit e atij institucjoni. Këtej e pas ai do të mungojë për të gjithë dashmairësit e tij dhe do të kujtohet për gjurmët që la në punë e në jetë. I përcjell ngushëllime zemre Zonjës Ermira dhe vajzës së tyre. Ngushëllime të gjithë atyre që janë të prekur prej kësaj ndarjeje me Nardin e dashur. Qoftë i paharruar përgjithnjë”.
—————————————–
LEXO EDHE: E TMERRSHME: DHURATA SOKOLIN E LANË NË SHI DERISA NDËRROI JETË…