U njoftua se u vetëvra: Autorja rikthehet në rrjetet sociale sikur s’ka ndodhur asgjë

Që prej vitit 2020, faqja në Facebook ishte aktive dhe promovonte punën dhe krijimtarinë e shkrimtares, si dhe ndërgjegjësime dhe mesazhe mbi parandalimin e vetëvrasjes, por njerëzit mendonin se menaxhohej nga e bija.

Autorja nuk e përgënjeshtroi kurrë lajmin, as kur mikja e saj, Kristen Collins i uroi ditëlindjen Susan Meachen në shkurt të 2021-shit, duke thënë:

“Na mungon, por gëzuar ditëlindjen në qiell. E di që po kërcen në parajsë me paqen në zemër”.

Por, kur ajo njoftoi se ishte gjallë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, njerëzit patën reagime të ndryshme:

“Mund të fal shumë gjëra, por kurrë një person që mashtron për vdekjen e vet”, shkroi autorja Karen Hall.

“Nuk ka rëndësi sa libra shkruan në të ardhmen, ose sa cilësorë janë ata.

Për shumicën, ajo do të jetë gjithmonë “autorja që mashtroi për vdekjen e saj”.

“Një shkrimtare e quajtur Susan Meachen mashtroi për vdekjen e saj, mori mijëra donacione, librat e saj u shitën dhe tentoi të rikthehej sikur nuk ndodhi asgjë”, shkroi një tjetër përdorures i Twitter.

Dikush tjetër zbuloi se autorja ishte aktive në TikTok.

Një tjetër person e quajti “marketing”.

Meachen është autorja e disa librave të zhanrit romantik. Më të njohurit janë: “Love to Last a Lifetime”, “Losing Him & Finding You”, “Stolen Moments”, “My Crush”, “Never/Ever”, e shumë të tjerë./gazetatema


Lexo edhe:

“E KE TI RADHËN”, PAS SULMIT NDAJ SALMAN RUSHDIE KËRCËNOHET AUTORJA E “HARRY POTTER”

Pas sulmit që u bë ndaj autorit të njohur, Salman Rushdie gjatë një leksioni në Nju-Jork, është kërcënuar edhe Joanne Rowling.

Autorja e sagës “Harry Potter”, e njohur si J.K.Rowling pasi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ndaj sulmit kundrejt Salman Rushdie, pikërisht në atë postim edhe është kërcënuar.

Një mbështetës i sulmit ndaj Rushdie që në Twitter mbante emrin Meer Asif Asiz i ka shkruajtur shkrimtares: “Mos u shqetëso, e ke ti radhën”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult