Si çdo fillim jave në orën 21:00 në “Top Channel” fillonte transmetimi i emisionit “Top Story” nga Sokol Balla.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme në ekran nuk është shfaqur emisioni duke “konfirmuar zyrtarisht” kështu largimin e gazetarit Sokol Balla nga Top Channel.
Të premten e kaluar, në puntatën e cila rezultoi e fundit për këtë emision nën logon e “Top Channel”, Balla u shpreh se donte të vijonte të qëndronte duke shpresuar se do të shiheshin të hënën, transmeton EO.
“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time.
Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dypalëshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit është përfolur se gazetari Sokol Balla ka pasur një përplasje me drejtuesit e “Top Channel”.
Lexo edhe:
SOKOL BALLA PËSON INFARKT, DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL
Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te “Top Channel” ka pësuar një infarkt mbrëmë dhe gjendet në spital.
Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë, transmeton ‘gazetaexpress’.
Kujtojmë se Sokol Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU