Katedralja Notre Dame në Paris është një ndër monumentet kulturore më të bukura në botë, por pas zjarrit që ra në vitin 2019 gjasat për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme “u shuan” ditë pas dite.
Megjithatë duket se mrekullia ka ndodhur, teksa tashmë po mendohet që Katedralja të hapet për vizitorët në 2024.
Lajmin e dha ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak.
Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm, transmeton ‘gazeta shqip”.
Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tre faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.
Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë. Kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.
Lexo edhe:
SI DO TË DUKET NOTRE DAME PAS RINDËRTIMIT!
Që prej zjarrit shkatërrimtar të vitit të kaluar, ka pasur debate të shumta mbi pamjen e Notre Dame pas procesit të restaurimit. Por kryearkitekti i vendit për monumentet historik, Philippe Villeneuve, e bëri të qartë se komisioni përgjegjës për restaurimin nuk duhet të bëjë absolutisht asnjë lloj ndryshimi.
Notre Dame sipas tij, duhet të duket saktësisht siç ishte përpara! Kjo çështje ka ngjallur debate të zjarrta në Francë që kur presidenti Emmanuel Macron sugjeroi shumë shpejt pas fatkeqësisë që maja 96 metra e lartë e saj të zëvendësohej me diçka “ më bashkëkohore”…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU