U tha se do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH, reagon Ardit Gjebrea

Në media është përfolur së fundmi se Ardit Gjebrea do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH. Por mbrëmjen e djeshme producenti Gjebrea ka hedhur poshtë zërat, me anë të një postimi në Instastory.

“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, ka shkruar Gjebrea, duke shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet që ka të bëjë me vajzën e tij Annën, e cila do të marrë pjesë në “Junior Eurovision 2021”.

 “Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision 2021”, ka shkruar Ardit Gjebrea, transmeton ‘tirananews.al’.

Dje Anna Gjebrea, vajza e Arditit publikoi videoklipin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, e cila mori shumë komente pozitive.

—————————————————

LEXO EDHE: ARDIT GJEBREA: MAKINA E MEMORIES (TEKSTI DHE KËNGA)

Makina e memories vrapon në kujtime,
në çastet e jetës që endëm të dy,
dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen,
dhe rendin e rendin, humbasin diku.

Makina e memories si era,
humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja,
me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja,
diku të ndaloja.

T’i mblidhja kujtimet, aty t’i fiksoja,
mundohem, mundohem t’i gjej nëpër vite,
kujtimet kalojnë, po kujtimet kalojnë…

Dhe ti qeshje, ti këndoje,
psherëtije në heshtje dhe qaje,
me lotët që të ndrinin në sy.
Dhe më flisje, ëndërroje,
dhe tregoje, tregoje,
të vërteta, trillime,
që jetuam të dy.
Dhe kujtimet kalojnë…
Dhe kujtimet kalojnë…

Fragmente kujtimesh më dalin përpara,
në skena qiellore me diell a me shi,
çapitem i lodhur të ulem mes tyre,
ato më largohen, largohesh dhe ti.

Fragmente sensuale që era,
si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema,
piktura që koha ngjyrosi në mendje,
sikur t’i ndaloja…!

T’i mblidhja të gjitha
në krahë t’i mbuloja,
mundohem, mundohem t’i gjej nëpër vite,
kujtimet kalojnë,
po kujtimet kalojnë…

Dhe ti qeshje, ti këndoje,
psherëtije në heshtje dhe qaje,
me lotët që të ndrinin në sy.
Dhe më flisje, ëndërroje,
dhe tregoje, tregoje,
të vërteta, trillime
që jetuam të dy.
Më afroje, më largoje,
më humbisje dhe prapë më takoje,
më puthje në buzë si fëmijë.
Më thërrisje dhe më prisje
dhe kërkoje, kërkoje,
të vërteta a trillime,
t’i jetojmë përsëri.
Po kujtimet kalojnë,
kujtimet kalojnë…

Makin’ e memories vrapon në kujtime,
në çastet e jetës që endëm të dy,
dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen,
dhe rendin e rendin, humbasin diku.

Dhe kujtimet kalojnë…