Drejtori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Arjan Çuliqi ka reaguar sot pas deklaratës së përfaqësuesve të opozitës për shkrirje të këtij institucioni.
Gjatë një prononcimi për gazetarët në Shkodër i pyetur lidhur me këto deklarata, Çuliqi deklaroi sot se jo vetëm që nuk ka shkrirje, por teatri “Migjeni” po përgatitet për aktivitetet që do të mbahen përgjatë gjithë vitit 2024.
“Edhe unë kam dëgjuar për shkrirje, por nuk shoh shkrirje, por shoh ngrirje më shumë. Është pak ftohtë këtu, por ne vazhdojmë punojmë, jemi në kulmin e provave të fundit për një shfaqje të mrekullueshme sikurse është “Mbretëresha e Dëborës”, shprehet ai.
Risi e aktiviteteve kulturore që do të organizohen nga teatri “Migjeni” është organizimi i festivalit mbarëkombëtar të humorit, që për Shkodrën është rikthim pas 30 vitesh.
Çuliqi ka bërë me dije se aktiviteti do të organizohet në muajin maj, do të ketë disa grup mosha që do të konkurojnë në disa zhanre humori.
Pjesë e këtij eventi, pritet të jenë edhe aktorë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe Mali i Zi.
“Synimi im është të formohet trupa e varietesë me talentet e reja që shumë shpejt do të jenë e ardhmja e humorit në vend”, ka deklaruar drejtori Çuliqi.
Mediet nga qyteti verior bëjnë me dije se me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proces ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e veçantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike (DPMOP).
Ndërkohë që menaxhimi i këtyre institucioneve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institucioneve që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHAK PREVER: BARBARA…
Mban mend Barbara
Atë ditë në Brest binte shi pa pra
Ti ecje e buzëqeshur
E gëzuar e ndritur e qullur
Nëpër shi
Mban mend Barbara
Në Brest binte shi pa pra
Të takova në rrugën e Siamit
Ti qeshje
Qeshja dhe unë
Mban mend Barbara
Ti që s’të njihja jo
Ti që s’më njihje jo
Kujtoje atë ditë
Një njeri te porta strehohej
Dhe thoshte emrin tënd
Barbara
Ti vrapove kah ai nëpër shi
Dhe iu hodhe në përqafim
Kujtoje këtë Barbara
Nëse të them ti mos u hidhëro
Se ti i them çdokujt që e dua
Çka që s’e kam parë kurrë më parë
Mban mend Barbara
Mos harro
Atë shi të ëmbël dhe fatlum
Mbi fytyrën tënde fatlume
Mbi atë qytet fatlum
Atë shi mbi det
Mbi arsenal
Mbi anijen nga Usani
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult