Nga Irvin D. Yalom
“….Lu Salomeja ishte ndryshe, ose unë të paktën mendoja kështu. Megjithëse ishte shumë e bukur, ajo dukej edhe një shpirt binjak, truri im binjak. Ajo më kuptonte, më tregonte drejtime të reja, maja marramendëse, të cilat nuk kisha guxuar t’i eksploroja më parë. Unë mendova që ajo do të ishte studentja ime, e mbrojtura ime, dishepullja ime. -Por më pas, katastrofa.
Epshi im ngriti krye. Ajo e përdori atë, që të më kundërvinte me Pol Renë, mikun tim të ngushtë, i cili na kishte prezantuar fillimisht.
Ajo më bëri të besoj, që unë isha burri i përcaktuar nga fati i saj, por kur unë i ofrova veten, ajo nuk më pranoi. Unë u tradhtova nga të gjithë: nga ajo, nga Reja, nga motra ime e cila u përpoq që ta shkatërronte marrëdhënien tonë.
Tani çdo gjë është kthyer në hi, dhe unë tani jetoj larg çdo gjëje, që një herë e një kohë ishte e dashur për mua..”.
(Shkëputur nga libri ‘Kur qau Niçja’ nga Irvin D. Yalom)
ObserverKult
Lexo edhe:
IRVIN D. YALOM: A MBANI EDHE JU ZI PËR JETËN, QË NUK E JETUAT KURRË?
Nga Irvin D. Yalom
“… A e keni jetuar jetën tuaj? Apo jeni jetuar prej saj? A e keni zgjedhur? Apo ju ka zgjedhur? A e keni dashur? Apo keni ndjerë keqardhje për të?
Kjo është ajo që dua të them, kur ju pyes nëse e keni konsumuar jetën tuaj? A e keni përdorur?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult