“U tremba se gjeta krevatin bosh”, Inva Mula rrëfen ditët e fundit të nënës së saj: Duke lënguar kishte shkuar…

Diva e muzikës klasike në botë, shqiptarja Inva Mula, ka bërë, kohë më parë, një rrëfim për të gjithë jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate”.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për nënën e saj të ndjerë, sopranon Nina Mula.

Inva ka rrëfyer edhe ditët e fundit të jetës së të ëmës, duke u ndalur te një moment vërtetë emocionues.

“Mamaja ime e ka vuajtur shumë se ajo ishte në formë të shkëlqyer vokale në atë moshë, kur i thanë që nuk do punosh më.

Mamaja ime u bë pedagoge dhe një nga më të mirat, me dashurinë në radhë të parë dhe kujdesin që ajo kishte ndaj nxënësve të saj dhe e gjeti vetveten dhe ka punuar deri në ditët e fundit të jetës së saj.

Kur erdha nga Parisi për të kaluar ditët e fundit me nënën time, më thanë që është shumë e sëmurë në krevat dhe kisha shumë emocion që ta shikoja.

Më vinte shumë keq ta shikoja një grua kaq të bukur dhe kaq të mbajtur, ta shikosh duke lënguar.

Edhe shkova në dhomën e gjumit, e hapa derën dhe nuk ishte, krevati ishte bosh. Në momentin që pash krevatin bosh, u tremba.

Në fakt dëgjova një tingull nga dhoma tjetër, ajo luante në piano dhe këndonte Klodian Kaçani.

Nuk do ta harroj kurrë, ishte nxënësi i fundit që ka marrë leksione me mamin tim përpara se ajo të vdiste”, tregoi ajo e prekur./abcnews

ObserverKult


Lexo edhe:

INVA MULA SI REGJISORE, RISOLLI “KARNAVALET E KORÇËS” NË TKOB

Rikthimi i “Karnavaleve të Korçës” në skenën madhështore të TKOB-it, pas 45 vjetësh, solli një atmosferë festive.

Publiku e ka mirëpritur këtë prodhim dinjitoz dhe kjo duket edhe nga fakti që TKOB ka publikuar prej ditësh se biletat janë shitur.

Inva Mula erdhi kësaj here në rolin e regjisores së kësaj vepre, si një homazh për krijuesit kompozitorin Avni Mula dhe Luigj Gurakuqin. Pra, dy figura shumë të rëndësishme në historinë e TKOB.

Opera “Karnavalet e Korçës” u vu në skenë nga dy kaste të mrekullueshme artistësh, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOB-së.

Ndërsa u dirigjua nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult