Aristidh Prosi ka qenë i ftuar në rubrikën “Galeri” me Ed Manushin. Djali i Sandër Prosit nuk ngurroi të tregonte edhe disa prapaskena nga xhirimet e filmit “Udha e Shkronjave”.
“Ky është një film vërtet shumë i mirë, unë sa herë e shikoj me emocionon. Është një skenë kur Dhaskali futet në tokën shqiptare edhe emocionohet dhe pati lot. U bënë dy dubla, nuk i rridhnin lotët babit. Një moment vjen autobusi i linjës, e panë që po xhiroheshe film, zbriti dikush, një grua, i thotë shoku Sandri, kjo është për juve, rrush. U emocionua dhe qau babi… Këtë ma ka treguar regjisori dhe operatori”, u shpreh Aristidh Prosi./gazetashqip
ObserverKult
Lexo edhe:
MEVLAN SHANAJ: PSE ASKUSH S’DI TË THOTË SI NDODHI VDEKJA E SANDËR PROSIT…