Veshjet, recetat ushqimore, lojërat, vallet, zejet artizanale dhe shumë aspekte tjera nga antikiteti e mesjeta ishin pjesë e aktiviteteve të edicionit të parë të festivalit “Ulpiana Fest”.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, bashkangjitur edhe disa foto nga aktivitetet, u tha se synimi i festivalit është të ngritet vetëdija e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve arkeologjike në veçanti.
“Synimi i festivalit është të ngritet vetëdija e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti.
Duke gërshetuar vlerat moderne me ato të lashtësisë, përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti u bënë bashkë për të dhuruar spektakël në Parkun Arkeologjik Ulpiana”, bëhet me dije në njoftimin e MKRS-së.
Ndryshe, Festivali u organizua nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë (UP), ndërsa financohet nga MKRS.
Aktivitetet u ndoqën nga kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Rozeta Hajdari, deputetja Adriana Matoshi, ambasadori i SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Francës Olivier Guerot, arkeologu Christophe Goddard, studentë, njohës të fushës e qytetarë të shumtë./ObserverKult
Lexo edhe:
POEZI NGA DONIKA DABISHEVCI: A M’DO?
-A m’do?
-Poooo…
-Sa?
-Çmendunisht!
Trupat akordohen n’simfoni hyjnore
tuj u mbërthye fort n’njani-tjetrin,
si me qenë çastet e fundit para apokalipsit.
-A m’do?
-Marrëzisht!
Jashtë lëshohet muzgu,
silueta t’çorodituna turren vrap shpellave t’tyne…
Mrena ora asht’ prishë,
akrepat janë thye, koha asht’ ndalë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult