Ulqin: Nga 3-5 gusht mbahet edicioni i 32-të i Kalimerës Poetike “Basri Çapriqi”

kalimera poetike

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 3-5 gusht 2024 edicionin e 32-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.

Mbrëmja e parë do t’i kushtohet shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar, Ismail Kadare, i ndarë nga jeta para pak kohësh, ndërsa dy mbrëmjet e tjera autoriale studiuesit të letërsisë Ali Aliu (Akademik) dhe shkrimtarit Sadik Bejko.

Kalimera Poetike është manifestimi letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe një nga më të rëndësishmit e këtij lloji në hapësirën shqiptare nëse kemi parasysh emrat e shkrimtarëve mysafirë të këtij manifestimi përgjatë viteve. Si e tillë, ajo vazhdon të promovojë vlerat më të mira letrare që krijohen gjithandej në botën shqiptare, vendet e rajonit dhe më gjerë. Rrugëtimi i deritashëm i Kalimerës Poetike nuk ka qenë i lehtë, por tashmë që ka hyrë në dekadën e katërt, tradita e mirë është mbështetëse e fuqishme për të ardhmen e këtij manifestimi.

Edhe edicioni i këtij viti do të mbahet në tri vende të ndryshme në komunën e Ulqinit (Muzeun e Ulqinit në Kala, Librarinë “Ulqini” dhe Muzeun Etnografik në Draginë), duke synuar që përpos letërsisë të promovojē edhe trashëgiminë historike e kulturore dhe potencialet turistike të këtij qyteti.

Programi

Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2024

Edicioni i 32-të

ART FESTIVAL

3-5 gusht 2024

E SHTUNË, 3 gusht 2024 (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21:00)

Hapja e manifestimit

Fjala përshëndetëse: Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”
Mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare     
Flasin për krijimtarinë e autorit: Bujar Hudhri, botues, Mehmet Kraja, shkrimtar dhe Sadik Bejko, shkrimtar   
Lexon vargje: Laert Vasili, aktor
Moderator: Haxhi Shabani       

E DIEL, 4 gusht 2024 (Libraria “Ulqini”, ora 21:00)    

Mbrëmje autoriale me studiuesin e letërsisë Ali Aliu  
Flet për krijimtarinë e autorit Mehmet Kraja, shkrimtar    
Moderatore: Sabina Osmanoviq  

E HËNË, 5 gusht 2024      (Muzeu Etnografik – Draginë, ora 21:00)   

Mbrëmje autoriale me shkrimtarin Sadik Bejko  
Flet për krijimtarinë e autorit Ali Aliu, studiues i letërsisë
Moderator: Argëzon Sulejmani  
Shoqërojnë me muzikë: Anton Kaftalli (violinë) dhe Ares Fani (kitarë)

ObserverKult