
Nga Umberto Eco
Abati i verbër pyet studiuesin William de Baskerville:
– Çfarë do të dëshiroje vërtet?
Baskerville përgjigjet:
– Dua librin grek që, sipas teje, nuk qenka shkruar kurrë. Një libër që trajton vetëm komedinë, të cilën ti e urren po aq sa të qeshurën. Ka shumë libra që trajtojnë komedinë. Pse ky libër qenka kaq i rrezikshëm?
Abati përgjigjet:
– Sepse është shkruar nga Aristoteli dhe do t’i bëjë njerëzit të qeshin.
Baskerville përgjigjet:
– Por ç’të keqe ka nëse njerëzit mund të qeshin?
Abati:
– E qeshura vret frikën, dhe pa frikë nuk mund të ketë besim. Ai që nuk i frikësohet Djallit nuk ka më nevojë për Zotin.
*Fragment nga libri: “Emri i trëndafilit”
Në shqip: Bajram Karabolli
Lexo edhe:
ÇFARË ËSHTË NJË INTELEKTUAL? KJO ISHTE PËRGJIGJA E UMBERTO ECOS






