Umberto Eko: Shumica po e pranojnë se është më mirë të jesh një hajdut i mirënjohur, sesa një i ndershëm i injoruar

eco
Agim Baçi
Agim Baçi

Nga Agim Baçi

Umberto Eko, teksa analizonte mënyrën se si shfaqen njerëzit sot në publik, shkruante se, “fatkeqësisht sot shumë njerëz po e pranojnë se është më mirë të jesh një hajdut i mirënjohur, sesa një i ndershëm i injoruar nga të gjithë”!.

A nuk e kemi hasur dhe ne në përditshmërinë tonë këtë arrogancë? A nuk jemi ne që, pasi kemi dëgjuar dikë të krenohet se ka bërë korrupsion, vazhdojmë të qëndrojmë me to pas krekosjes për këtë “kryevepër”?

Sa nga ne i kanë braktisur tryeza të tilla, ku ka nga ata që krenohen për të tilla “vepra”, ndërkohë që të tjerë të pranishëm i thonë “bravo”, apo kur ikën ai apo ajo nga tavolina, i thonë “bravo filani, bir kurve, ka bërë para”!

Sociologu i njohur polak, Zigmunt Bauman, shkruante kohë më parë sesi “rrjetet sociale”, që përfaqësojnë instrumente të vëzhgimit të mendimeve dhe emocioneve të të tjerëve, po përdoren e shfrytëzohen nga pushtete të ndryshme me qëllim kontrollimin, duke nxjerrë në pah heqjen e kufirit të turpit për veprime që dekada më parë do bënin gjithkënd të skuqej, nëse merrej vesh veprimi i tij.

Atëherë, çfarë mund të bëjmë kur nuk i plas më askujt për asgjë? Si mund t’i orientojmë të rinjtë sot kur, në komunikim, ka rëndësi që të dukesh, e jo thelbi i asaj që thua?

Padyshim që korrupsion, vrasje, apo perversitete ka patur kurdo e kudo, në gjithë historinë njerëzore. Por shoqëritë janë dalluar nga barrikada që bëjnë ndaj të padrejtës, ndaj së keqes, ndaj ligësive apo dhe ndaj indiferencës për këto akte.

Dhe ne sot jemi në atë pikë të paralajmërimit të Umberto Ekos, ku hajduti publik ka epërsi ndaj të ndershmit që injorohet, madje që quhet “naiv, i ngathët”.

Librat e shenjtë e kanë paralajmëruar rrezikun që na vjen nga humnera që shkakton gjuha e lëvdimit për të qenurit i aftë në vjedhje, korrupsion apo ligësi.

Ne thjesht po e jetojmë, gati të dorëzuar përballë qytetarisë që ka marrë i forti, grabitësi, i korruptuari- fiks siç i do pushteti qytetarët e tij, të paaftë të dallojnë dhe të denoncojnë të drejtën nga e padrejta.

Pas kësaj, pushteti do e përdorë këtë humnerë të gjuhës sonë dhe komunikimit tonë publik, për të krijuar pamundësinë e kundërshtisë ndaj të padrejtës, ndaj të keqes.

Nëse kjo humnerë thellohet, nuk ka pse të habitemi se një kryeministër apo politikanë të tjerë, tallen me qytetarët, madje, duke folur në emër dhe dëshirave të qytetarëve!

*Titulli i origjinalit: “Humnera që vjen prej gjuhës sonë”

ObserverKult


agim baçi

Lexo edhe:

AGIM BAÇI: SI ËSHTË E MUNDUR QË TI QESH, JE I GËZUAR, KUR NUK KE PARATË QË KAM UNË?

ga Agim Baçi

“Si është e mundur që ti qesh, je i gëzuar, kur nuk ke paratë që kam unë?”.

Kështu më pyeti shumë vite më parë një njeri i pasur, me të cilin isha bashkuar në ëndrrën e tij për të ndërtuar një televizion.

Pyetja e tij ishte sa për të qeshur, aq edhe për t’u menduar gjatë. Megjithatë, në atë kohë, isha i ri, dhe pyetja e tij vetëm më bënte të qeshja. Mbaj mend se i thashë, “Në Tiranë ka shumë njerëz që nuk duan as t’i kenë paratë e tua, e jo më të shqetësohen që nuk i kanë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


buzeqesh e bukur

TURGENIEV: TË DESHA FORT, PO TI S’MË DASHUROVE

Nga Ivan Turgeniev

Më fole më në fund se duhet të largohem
Se bota na gjykoi – se shpresa s’ka për ne
Se e trishtuar je; se duhet të mundohem
Të të harroj. Ish-mbrëmje; ndrinte hën’ e re;
Mbi kopshtin e përgjumur një avull ishte shtrirë
Un’ të dëgjoja ty dhe s’e kuptoja dot:
Nën afshin e pranverës, nën sytë e tu të dlirë
Aq fort pse derdhja lot

Po, të kuptova; ikë -je i lirë;
T’u binda, pra, do shkoj – po si të shkoj,
Të shkoj kështu, pa fjalë, si i ngrirë
Kur ndjej në shpirt kaq dhimbje sa s’duroj?
S’them dot se sot të dua si më parë;
Ajo që shkoi më s’kthehet përsëri,
Por dashurinë nga jeta s’e kam ndarë
s’rroj dot pa dashuri.

A mos mbaroi vërtet gjith’ ç’ish e dlirë
Sikur asgjë s’na pati lidhur ne!
Sikur dy zemrat tona s’ishin shkrirë
Edhe kaq leht’ u shemb gjithçka përdhe!
Të desha fort – po ti s’më dashurove –
Jo! jo! Mos thuaj: Po! – se ti
Veç fjal’ e buzëqeshje më dhurove –
un shpirtin bëra fli.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult