“Unë mundem me ecë ngadalë, por kurrë s’kam me u kthy prapa…”, ishte motoja e Philippe Petit.
Fiksimi i Philippe Petit për Kullat binjake lindi ndërsa priste radhën tek dentisti, atëherë kur kullat ishin ende vetëm një draft i botuar në një revistë.
Gjashtë vitet e ardhshme, Philippe i kaloi duke perfeksionuar aftësitë e tij si akrobat.
Në fund, me ndihmën e miqve, duke përdorur hark dhe shigjetë për të fiksuar kabllon midis dy kullave, në 7 gusht, 1974 Philippe hodhi hapin e tij të parë mbi telin që shtrihej në qiell.
Në 417 m lartësi, pa pajisje apo mjete sigurie, Philippe eci para dhe mbrapa me radhë për 45 minuta.
Nuk e bëri vetëm një herë, por plot tetë herë.
Por kush ishte Philippe Petit?
Artisti francez i ngjitjes në lartësi fitoi famë për ecjet e tij të paautorizuara mbi tela midis kullave të Katedrales Notre Dame në Paris në 1971 dhe urës së portit të Sydney në 1973, si dhe midis Kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York City në mëngjesin e 7 gushtit 1974.
Që atëherë, Petit ka jetuar në Nju Jork. Ai ka performuar ecjen e tij mbi tela si pjesë e festimeve zyrtare në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Por nuk u ndal vetëm aty. Ai performoi edhe në Francë dhe vende të tjera.
Në vitin 2008, Man on Wire, një dokumentar i drejtuar nga James Marsh për ecjen e Petit midis kullave, fitoi çmime të shumta.
Ai ishte gjithashtu subjekt i një libri për fëmijë. Libri u adaptua edhe si film i animuar duke u publikuar në vitin 2005.
The Walk, një film i bazuar në ecjen e Petit, u publikua në shtator 2015, me aktorin Joseph Gordon-Levitt në rolin e Petit dhe me regji të Robert Zemeckis.
Përgatiti: T.K/ ObserverKult
lexo edhe:
VAN GOG: MË PARË DO TË VDISJA NGA PASIONI SE SA NGA KOTËSIA
Thënie të zgjedhura nga Vincent Willem Van Gogh :
“Peshkatarët e dinë se deti është i rrezikshëm dhe stuhitë janë të tmerrshme, por atyre asnjëherë nuk u janë dukur të mjaftueshme këto arsye për të qëndruar në breg”
– “Nëse e dëgjoni një zë brenda jush duke ju thënë ‘nuk mund të pikturoni’, atëherë me çdo kusht pikturoni dhe ai zë do të heshtë”
– “Çfarë do të ishte jeta nëse nuk do të kishim pasur kurajë të provojmë çdo gjë?”
– “… dhe pastaj, unë kam natyrën dhe artin dhe poezinë, dhe nëse këto nuk mjaftojnë, atëherë çfarë mjafton?”
-“Më parë do të vdisja nga pasioni se sa nga kotësia.”
– “Gjërat e mëdha bëhen nga një seri e gjërave të vogla që bashkohen”
– “E kam dhënë zemrën dhe shpirtin në punën time, ndërkaq e kam humbur mendjen në këtë proces”
– “Nuk ka asgjë më artistike sesa dashuria ndaj njerëzve”
– “Unë i ëndërroj pikturat e mia dhe i pikturoj ëndërrat e mia”
– “Fillimi është më i vështirë se çdo gjë tjetër, por mbajeni zemrën, gjithçka do të bëhet mirë”
– “Normaliteti është një rrugë e shtruar me asfalt: Është komode për të ecur mbi të, por asnjë lule nuk rritet aty”.
ObserverKult