Unë nuk do të të humbas përgjithmonë

përgjithmonë

Unë nuk do të të humbas përgjithmonë, poezi nga Umberto Crocetti



Unë nuk do të të humbas përgjithmonë,
Do të kem një dhimbje të qetë për ty,
një përqafim të pazakontë, një ëndërr
që nuk mbaron kurrë.

Nuk do të të kërkoj mes hijeve,
do të mahnitem, në qoftë se heshtja jote,
kur një jehonë e humbur
e kujtimit do të raportojë atë lojë
të buzëve të tua.

Unë rri. Mbi kodrina gruri tashmë
i pjekur, vjedh dritën e diellit në perëndim,
Unë përkul kokën, pas shpatullave të mia pikon një dihatje.

Kthehem, sikur të kërkoj mungesën tënde,
Shikoj atë erë që të nxit veshët,
Shtyj hapin përpara dhe në gjoks
kumbon tingulli
i nyjës së këmbës tënde.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult

Lexo edhe:

TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË (FOTO)

përgjithmonë

Në mëngjesin e 2 prillit 1954, fotografi i Los Angeles Times, John Gaunt, po rrinte në oborrin e përparmë të shtëpisë së tij në plazh në Hermosa, kur dëgjoi një fqinj të bërtiste: “Diçka po ndodh në plazh!” Instinktivisht, Gaunt kapi kamerën e tij Rolleiflex dhe nxitoi për të parë një çift të tmerruar që shtrëngonin njëri-tjetrin.

Në breg, qëndronin një çift i ri, zoti dhe zonja John McDonald. Ndërsa lëviznin përpara, pastaj mbrapa, duke u kapur pas njëri-tjetrit, gjuha e trupit të tyre i tregoi Gauntit një histori që ia shtrëngoi barkun. Ai e kuptoi se dikush duhet të ketë humbur dhe bëri një fotografi nga dyqind metra larg.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult