Nuk dua asgjë në botë më shumë se ty, dashurinë tënde!

grua

“Unë e dua atë dhe ky është fillimi dhe fundi i gjithçkaje”. Scott Fitzgerald, shkrimtari i njohur anglez do të shkruante kështu në ditarin e tij, në rrëfimin për të shoqen, Zeldën.


Ishin kohë jo të bukura në jetën e çiftit, kur teksa Parisi zhytej në errësirë Zelda përjetonte orë të errëta të mendjes.

Por kjo nuk e pengonte Fitzgerald ta donte, dhe të shihte çdo përpjekje të saj për t’u shndërruar në gruan e dikurshme, atë që me një buzëqeshje në klubin e shkrimtarëve i kishte rrëmbyer zemrën.

Janë dhjetëra letra dashurie të botuara pas vdekjes në një libër, që tregojnë pasionin e një tundimi që nuk mbaroi kurrë.

Të më falësh që dhe në letra të ngjasoj si intelektuale. Unë e di se ti preferon diçka më të këndshme, më femërore, më tërheqëse”, do ti shkruante Zelda në një tjetër letër.
Unë të dua, dhe kjo do të ndodhë gjithnjë, në çdo jetë që do të kem”, i shkruan ajo, duke vijuar në një tjetër se “asgjë nuk mund ta shkatërrojë dashurinë tonë”.
Nuk dua asgjë në botë më shumë se ty, dashurinë tënde. Të gjitha gjërat materiale janë asgjë. Unë nuk dua të jetoj, dua të dashuroj njëherë dhe të jetoj rastësisht…” do të shkruante Zelda. Për të, “lumturia dhe rehatia ishte kur ishte pranë tij dhe në asnjë vend tjetër”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ANTON PASHKU: ÇDO GJA I DUKEJ E ÇUDITSHME, MADJE EDHE VETVEHTJA…