Vajza e aktorëve të mëdhenj shqiptarë Agim Shukes dhe Mirketa Çobanit, ka rrëfyer një anë të errët të jetës së saj, duke prekur fëmijërinë, ndarjen e prindërve dhe traumat e divorcit të tyre.
Jonida Çobani Gjoka e ftuar në ABC News, deklaroi se e ka përjetuar shumë divorcin e prindërve të vet për faktin se ndihej si një hije dhe si shkaku.
Vajza tregon se edhe pse dy aktorë të njohur, jeta e tyre private nuk ishte ajo më e mira dhe gjithçka që i lidhte ishte vetë ajo.
“Divorcin e prindërve të mi e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë. Kam qenë shumë e vogël, vetëm 9 muajshe. Ishin dy të rinj të ‘Arteve’, por mendoj se jam produkt i një dashurie të re, të papjekur të dy aktorëve që rolin e dy bashkëshortëve në jetë nuk arritën ta bënin dot. Kam qenë si hije, si ‘backstage’, pasi e kam marrë personale ndarjen e tyre.
Edhe tani e ndjej po aq fuqishëm atë dhimbje, pasi e di se çfarë përvoja të shëmtuara ka pasur nëna ime me tim atë.
Unë jam vajza e Agim Shukes dhe Mirketa Çobanit. Në fillim kur takoja babin qaja, pastaj mami vendosi që të mos më çonte ta takoja më. Pastaj vinte babi, por unë nuk kisha një lidhje të brendshme me të. Ishte një lidhje që nuk arrita t’i jepja jetë. Pas vdekjes së tij kam takuar njerëz për të lidhur ato zinxhirë të zgjidhur, megjithatë nuk arrita kurrë ta njihja dhe ky është një peng i imi.
Ishte pikërisht botëkuptimi i tyre fetar që çoi ndarjen e tyre. Gjyshja nga ana e babit ishte ortodokse dhe nuk dha kurrë bekim për lidhjen e mamit dhe babit. Aludohet për një tradhti jashtëmartesore që i vuri kapakun.
Sa më shumë jetonin bashkë aq më shumë kuptonin se nuk kishin gjëra që i lidhnin, përveç një fëmijë“, u shpreh, kohë më parë, Jonida.
Gjatë rrëfimit të saj, teksa tregonte traumat ajo u shpreh se si pasojë e asaj që ka përjetuar ka vendosur që të mos bëjë fëmijë. Jonida tregoi se bashkëshorti e ka pranuar dëshirën e saj./gazetatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
Në vazhdim mund të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Frederik Rreshpja:
Testament
Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur
i mallkuar me art.
Gjërat i shihja ndryshe:
Nëpër shirat e vdekur peshqit fluturonin drejt
Çerdheve, te yjet. Në vend të borës binin zogj
në çdo dru.
Era si ketër brente degët.
Qante mbi mua nëna, Shën mëria ime. Ave nëna ime!
Mos e pastë njeri këtë fat!
Ku ishe ti?
Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?
Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.
Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult