UNESCO konfirmon dëmtimin e 290 objekteve kulturore në Ukrainë

“Siç e dini, UNESCO ka një platformë që monitoron dëmet. Kemi arritur të verifikojmë 290 dëmtime në objekte të ndryshme në të gjithë vendin, por kjo nuk është një listë shteruese, shumë raste të tjera nuk janë dokumentuar”, tha përfaqësuesja e UNESCO-s në Ukrainë, Chiara Bardeschi gjatë forumit kushtuar trashëgimisë kulturore të Ukrainës.

Siç theksoi Bardeschi, qasja në kulturë është një e drejtë që i takon të gjithëve dhe imponon detyrimin për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm, sepse pasuritë kulturore mund të zhduken.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi i UNESCO-s në Ukrainë theksoi se kultura është viktimë e luftës./oranews.com

ObserverKult


Lexo edhe:

UNESCO NUK E FUT VENECIAN NË LISTËN E TRASHËGIMISË BOTËRORE NË RREZIK

Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, vendosi të mos e fusë Venecian dhe kanalet e saj historike në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Qyteti italian, njëri nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka qenë nën vëzhgimin e UNESCO-s kohëve të fundit, për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së niveleve të ujit.

Por, gjatë takimit vjetor në Riad më 14 shtator, UNESCO – e cila e mban listën e trashëgimisë botërore, vendosi të mos e fusë atë në këtë listë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


shalli i zi pushkin

ALEKSANDËR PUSHKIN: KTHEHU E DASHUR

Nga Aleksandër Pushkin

O, n’ësht’ vërtet se natën von’
Kur prehet hëna dhe ndriçon
Mbi gurë varresh të harruar,
O, n’është’ vërtet se hapet dheu
E dalin hiet atë çat,
Do dal Lejlasë t’i thërras:
Tek un’ e dashur kthehu! kthehu!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult