Akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani kanë bërë një propozim.
Ata kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore. Në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.
Sipas ‘The Telegraph’, është propozuar që të studiohet rryma muzikore e këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit, theu çdo rekord në ‘livestream’. Duke zëvendësuar muzicientët klasikë siç janë Mozarti e Beethoveni.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Lipa interpretoi këngën ‘Don’t start now’. E cila gjithashtu u nominua për Këngën e Vitit dhe Regjistrimin e Vitit.
Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te historia evropiane nga periudha e skllavërisë.
Ndryshe, se çka do të ndodh tutje do presim dhe të shohim theksojmë se Dua ende nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë./rtklive