Ura e Nivanit, monumenti që u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri sjell në kujtesë një nga monumentet ku ia vlen të ndalohet për ta parë. Bëhet fjalë për Urën e Nivanit në Gjirokastër.

Kjo urë gjendet në zonën e Zagorisë. Ajo cilësohet si “Monument i Trashëgimisë Kulturore” nën mbrojtje.

Ura e Nivanit u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena, në fillim të shekullit XIX. Ura ishte pjesë e rrugës së karvaneve tregtare që lidhte zonën e Gjirokastrës me atë të Përmetit.

Ura është e përbërë nga dy harqe. Harku kryesor mbi rrjedhën e lumit dhe një hark më i vogël, mbi tokë, në njërën nga këmbët e urës. Këmba tjetër e urës ka një konstruksion masiv pa hapësira drite.

Gjatësia e urës është 34 m ndërsa gjerësia 3,15 m, ndërkaq është e mbuluar me kalldrëm.

Kjo urë i dha jetë në fillim të shek. XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit. Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi urën e Nivanit ndaleshin më pas në Manastirin e Nivanit, ndërtim i vitit 1777, vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet.

Sot, kjo urë përveç funksionit rajonal për kalimin e njerëzve dhe të kafshëve, është kthyer në objekt të vizitueshëm për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të saj./ATSH

ObserverKult


ali pasha

Lexo edhe:

NDODHI INTERESANTE: SI E ZURI ALI PASHË TEPELENA NJERIUN QË KISHTE VJEDHUR PËR VITE ME RADHË…

“La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, në faqen n°4, shkrimin biografik të “The litterary Gazette” për Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Gazeta e njohur “The litterary Gazette” boton një shkrim biografik për të famshmin Ali Pasha, zot i Epirit, Thesalisë dhe një pjesë të vendeve bashkangjitur.

Ky pasha nuk ka reshtur kurrë t’i paguajë Portës së Lartë, pjesët e të ardhurave publike që sipas zakoneve të vjetra, i takojnë në pashallikun e tij, por njëkohësisht ai ka ditur të rrisë të ardhurat e tij personale, në atë pikë sa kanë vajtur në 15 milion ‘livres tournois’ (monedhë e vjetër franceze).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult