Ura e Vashës, ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 m nga rruga e Arbrit.
Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje restauruese.
Sipas projektit do të kryhen edhe punime konservuese në elementët konstruktivë të urës.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, theksoi se po vijon puna për restaurimin e monumenteve të kulturës.
“Është radha e Urës së Vashës, në Klos të Matit”.
Ura e njohur me emrin Ura e Vashës u ndërtua në fillim të shek.XVIII si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura.
Ajo mbart vlera të mëdha historike por edhe arkitektonike, për më tepër në një peizazh natyror të mrekullueshëm.
Materialet e përdorura janë guri e llaçi gëlqeror.
karakterizohet me hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese.
Gjithashtu, ura ka qemer të dyfishte.
Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmborë.
Dimensionet: Ura e Vashës është 11 m, lartësia nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m.
Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gelqere dhe rasa guri./atsh
ObserverKult
“URA E VASHËS” MBI LUMIN MAT, LEGJENDA PËR VAJZËN QË S’KALONTE DOT LUMIN
Bukuritë natyrore dhe vlerat historike të kësaj zone janë krejt të panjohura për shumë shqiptarë, jo më për të huajt.
Përgjatë kësaj rruge ka shtëpi karakteristike prej guri, me dritare të vogla ose frëngji.
Sipas legjendës, Ura e Vashës ka marrë këtë emër nga që një familje nga fisi Skuraj.
Ata jetonin në Gur të Bardhë dhe kishin vetëm një vajzë, e cila nuk u martua se nuk kalonte dot lumin.
Një ditë, vasha vendosi që me të ardhurat e saj të ndërtojë urën.
Ura e Vashës ka mbajtur mbi shpatullat e saj gjithë barrën e karvaneve të rrugës për në Dibër.
Sherbente qe ta lidhte atë me bregdetin nga merrej kripa dhe produkte të tjera.
Për më shumë, Kliko KETU
Lexo edhe:
URA E HALILAJVE”, NJËRI NGA MONUMENTET MË TË VJETRA TË KULTURËS