Ushtarët muzikantë e kanë sfiduar distancën, duke i bashkuar forcat në këtë interpretim virtual.
Kjo performancë e ushtarakëve të orkestrës, nga ambientet e tyre familjare, është realizuar në kuadër të angazhimeve të Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton ‘koha.net’.
Për shkak të specifikave të realizimit dhe kushteve të krijuara me pandeminë, ata janë bërë bashkë virtualisht dhe me këto dy aranzhime, e kanë dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e tyre.
Orkestra e Forcës së Sigurisë së Kosovës është i vetmi formacion, i cili në tërësi është transferuar nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës në atë të FSK-së.
Ky formacion është rritur vazhdimisht qysh prej themelimit dhe aktualisht numëron mbi 50 anëtarë.
Orkestra frymore e FSK-s është prezantuar në ngjarjet më historike të vendit.