Vajza e Cimës: Ma këpute shpirtin, o babë…

Pas vdekjes së aktorit Rasim Thaçi – Cima, vajza e tij Adelina Thaçi ka reaguar në rrjete sociale.

“Ma këpute shpirtin o babë, shoku jem, dashnija jem!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

Cima ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare. Ai vdiq pasi ishte infektuar me COVID-19 dhe kishte disa ditë që ishte i shtrirë në Klinikën Infektive.