Vajza e Viktor Gjikës tregon porosinë e fundit që i la i ati: Për 5 vite nuk kam parë asnjë film të tij

Vajza e regjisorit të njohur shqiptar, Viktor Gjika, Ester Gjika ka treguar se përmes librit “Film pas filmi, unë ‘E bija e’, ka përmbushur dëshirën e fundit të atit.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka zbuluar se me këtë botim ka rrëfyer të gjithë kujtimet familjare. Madje edhe duke cituar fjalët e të atit.

Sakaq, Esteri ka thënë se për gati 5 vite nuk ka parë asnjë film të babait, pasi ndjente shumë dhimbje.

“Kujtimet e këtij konteksti familjar do t’i kesh shkruar ti. E vetmja gjë që të kërkon babi me ngulm, është kjo.

Do jesh shumë e sinqertë, do thuash të vërtetën, pa asnjë zbukurim, pa lulka siç thoshte ai si korçar. Pra të vërtetën si ka ndodhur, si je ndjerë ti me një baba që shumicën e vitit, i cili shumicën e kohës që nuk ishte në shtëpi dhe ishte në sheshxhirime, ndjesitë e tua pa filtra me të mirat dhe me të metat, me anët negative, me anët pozitive.

Do thuash me sinqeritet atë që ka ndodhur vërtetë’, më tha babai. Ky episod që tregova ka ndodhur në shkurt të 2009/ unë për vite të tëra nuk kam mundur të shikoj dot filmat e tim ati, aq dhimbje kisha.

Nuk arrija dot që t’i shikoja, sepse vetëm mallëngjehesha dhe vetëm thosha nuk është e mundur që ai nuk është më.

Nuk është e mundur sepse ai kishte akoma kohë për të prodhuar kryevepra të tjera.

Do t’i linte publikut kryevepra dhe filma që do të hynin edhe më tepër në thesarin e kinematografisë shqiptare.

Edhe unë këtë porosi të tim eti, por më tepër ishte dëshirë, unë e mora si amanet, por ishte thjesht një dëshirë e tij.

Por fillova ta përpunoj pas shumë vitesh brenda meje.

Për rreth 4-5 vjet nuk pashë asnjë film të babait tim. E kisha të pamundur. Kisha një ndjenjë refuzimi.

Nuk arrija dot, dmth, ktheja kokën nga ana tjetër. Edhe mbas këtyre 4 viteve, kur arrita ta përpunoja këtë sekuencë”, u shpreh ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR VIKTOR GJIKA NUK E PRANOI VAJZËN E ENVER HOXHËS NË FILM

Nga: Leonard Veizi

Në një kërkim të pareshtur, të përhershëm, lodhës a terrorizues ndoshta, duhej gjetur gjithçka e munguar deri në atë çast.

Por gjithsesi imagjinuar apo supozuar gati deri në një ekstrem të paperceptueshëm.

E pas kësaj, që në përballjen e parë dukej thuajse absurde, duhej marrë në analizë çdo detaj i anashkaluar, paralele në një strukturë asimetrike.

Portret më i thellë në përmbajtje apo më i mprehtë vështrimi, në një lojë pa zë a pantonimik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult