Vajzat dhe gratë që thyen mentalitetin e kohës dhe u bënë shembull emancipimi në Pogradec

 Vajzat dhe gratë që thyen mentalitetin e kohës dhe u bënë shembull për emancipim në qytetin e Pogradecit vijnë në një botim të titulluar “Historia e saj në historinë e Pogradecit”.

Ky botim paraqet 26 jetëshkrime të shkurtra të vajzave/grave që kanë dhënë ndihmesë të shquar në jetën e Pogradecit në vite jo vetëm profesionalisht

Bashkia Pogradec në bashkëpunim me Muzeun Historik Pogradec dhe USAID organizuan sot ceremoninë e mirënjohjes për vajzat/gratë të cilat kanë dhënë kontribut të spikatur profesional, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave, duke luajtur një rol të rëndësishëm për frymëzimin dhe nxitjen e brezit të ri.

Të pranishë ishin ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, zv/ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si dhe përfaqësuese projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Dolly Wittberger..

Krahas botimit Bashkia Pogradec vlerësoi secilën me “Çertifikata Mirënjohje “.

Ministri Shalsi në fjalëne tij tha se këto vajza dhe gra janë modele frymëzuese në Pogradec.

“Një përpjekje serioze në periudhën e Covid-it, për të bërë bashkë në një broshurë historinë e grave të shquara pogradecare, të cilat me punën dhe veprën e tyre kanë kontribuar në krijimin e modeleve që frymëzojnë vazhdimisht”, u shpreh ai./atsh