tela të violinës po luejnë diku larg,
m’zhysin n’kujtime
para meje hiç, prapa shumëgjë-
afër ksaj gote vene
që m’shijon athët, m’djegë si flakë fytit
si udhët e venit tem, dikur
që nuk do të ketë paleograf,
as dorëlirë të penës që hijeshojnë vargje
kur mledhin memoare për gurët e kalldrëmit
nuk do t’ketë ideogram, as formë kunjore,
hieroglif, as devangari,
që përshkrujë çdo qosh
si dritësyni jem
diku një maestro i çanë telat e violinës,
këtu përflaket malli
për mëmëdhenë tem.