Valdrin Thaqi hap ekspozitën e re në Bazament Art Space

Në Bazament Art Space në Tiranë, përkatësisht në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, artisti i ri Valdrin Thaqi nga Prishtina sot duke filluar nga ora 18:30 çel ekspozitën “Mendoj se tani ma zë syri”, “I think I see it now”.

Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga Domenico de Chirico dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri me datë 7 qershor.

Ekspozita bën fjalë për relacionin që ka hapësira me syrin, me artin pamor dhe si i raportohet të shikuarit mjedisit të huaj dhe familjar (shtëpisë).

Ndryshe, Valdrin Thaqi ka lindur në 1994 në Skënderaj të Kosovës dhe është diplomuar nga Akademia e Arteve të Bukura të Prishtinës në 2019. Arti i tij përfshin instalacione dhe piktura. Ai jeton dhe punon mes Prishtinës dhe Berlinit.

ObserverKult
——-

Lexo edhe:

“THE NEW YORK TIMES” SHKRUAN PËR EKSPOZITËN E PETRIT HALILAJT: NJË ARTIST NGA KOSOVA MERR FLUTURIMIN


“KALTËRT” DHE “NDRYSHIMI”/ DY PIKTORE NGA KOSOVA, EKSPOZITË NË SHKODËR

Galeria “Oda” në Shkodër u bë “streha” mikpritëse e dy artisteve nga Kosova. E kjo për dy ekspozitat e tyre me punime pikture.

“Kaltërt” u titullua ekspozita e artistes Mjellma Goranci. Me punimet e saj ajo sjell jetën, qiellin . Dhe detin në formën artistike.

Piktorja tjetër nga Kosova, Vlora Ismaili ka sjellë integrimin e teknologjisë në procesin artistik. Kështu ajo ka shprehur një kreativitet të kohës bashkëkohore. “Ndryshimi” ka vendosur ta emërtojë ekspozitën e saj.

Punimet e dy artisteve nga Kosova tërhoqën interesin. Dhe poashtu vëmendjen e vizitorëve

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult