Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jo materiale.
Së shpejti vallja pritet të bëhet pjesë e UNESCO-s, për t’ bërë edhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në ‘Report Tv’ Dr. Rovena Vata u shpreh se aryseja kryesore përsë kërkojnë që të ruhet nga UNESCO është sepse kohët e fundit ka një tendencë për të ikur nga origjinaliteti.
“Gjëja kryesore që ne kërkojmë të ruhet nga UNESCO sepse kohët e fundit ka filluar dhe ka një lloj tendence. Për t’i ikur origjinalitetit sepse ajo është origjinale si valle, si kërcim dhe ka tendencën që të përzihet me vallën e Rugovës, Shotës etj “ u shpreh ajo.
Por çfarë përmban dosja që do të dorëzohet së shpejti?
“Kjo dosje ka një formularë që përmban shumë pyetje. Ky formular do një përgatitje të jashtëzakonshme shkencore dhe akademike. Ky formular ka shumë pika, çfarë roli luan komuniteti. Si do përfaqësohet në gjuhën ndërkombëtare ky element, po në komunitet si njihet. Të cilat gjithë këto pikëpyetje që njerëzit mund të kenë janë të sqaruara në formularë. Një pjesë shumë e rëndësishme është edhe roli i komunitetit. Komuniteti është në dijeni që po bëhet kjo. Kemi arritur të mbledhim në një kohë rekord rreth 5 mijë firma”, tha ajo.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e komunitetit mbështetës për mbledhjen e firmave që “ Vallja e Tropojës” të shkojë në UNESCO, mund të plotësojnë formularin me firmën e tyre deri në 5 mars ndërsa dosja do të dorëzohet në Ministrinë e Kulturës në 20 mars./shqiptarja.com