Van Gogh ka vuajtur nga ‘deliri’ pas ndërprerjes së konsumit të alkoolit

Sipas një studimi të ri të sëmundjeve psikike të artistit, thuhet se Vincent van Gogh ka të ngjarë se vuante nga “deliriumi” i shkaktuar nga ndërprerja e konsumit të alkoolit, raporton CNN.

Për të hetuar çrregullimet e mundshme psikike të artistit, ekspertët intervistuan historianë të njohur të artit me 902 letra nga artisti, prej te cilave 820 jane drejtuar vëllait të tij, Theos, si dhe studiuan të dhënat mjekësore të bëra nga mjekët që e trajtuan atë, transmeton ”Zeri.info”.

Mjeshtri holandez, i cili përfundoi rreth 900 piktura gjatë jetës së tij, vdiq nga vetëvrasja në vitin 1890 në moshën 37 vjeçe, pas viteve të shumta me sëmundje mendore. Ai mendohet të ketë vuajtur nga një kombinim i çrregullimit të personalitetit bipolar dhe në kufij të normales, megjithëse këto sëmundje nuk u diagnostikuan kurrë.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Universitare Groningen, në Holandë, thonë se ata besojnë se Van Gogh përjetoi dy episode të shkurtra psikotike, të supozuara se ishin delir, të shkaktuara nga ndërprerja e konsumit të alkoolit, pas shtrimit të tij në spital pasi ia preu veshin vetes me një brisk në 1888.

Ekspertët besojnë se deliri u shkaktua pasi artisti u detyrua të ndalonte pirjen e alkoolit pasi u shtrua në spital. Studiuesit thonë se mjeshtri holandez përjetoi disa episode të rënda depresive në vitin e fundit të jetës së tij – të paktën një me tipare psikotike. Ekipi gjithashtu përjashtoi disa teori rreth sëmundjeve të dyshuara të Van Goghut, duke i cilësuar nocionet se artisti vuante nga skizofrenia, sëmundja e rrallë metabolike porfiri dhe helmimi i gazit nga monoksidi i karbonit, si “shumë të pabesueshme”.

Megjithatë, ekspertët thonë se teoria që Van Goghu vuante nga epilepsia, diagnozë kjo e përmbledhur nga mjekët e tij, mbetet “e hapur për diskutime”. Në studimin e publikuar së fundi në “Journal of Bipolar Disorders”, hulumtuesit thonë se Van Goghu ka mundur të jetë prekur nga një dëmtim të trurit e shkaktuar nga abuzimi me alkoolin, kequshqimi, mungesa e gjumit dhe lodhja mendore.