Varja e poetit Havzi Nela në film? Nga Eric Roberts te Van Dami, filmi shqiptar që po bën bujë në Amerikë…

Producenti Fatmir Bardhoci ka rrëfyer për emisionin “N’kohë” të gjitha prapaskenat e projektit filmik ‘Mundije’.

Sipas tij, në Hollywood do të flitet shqip, pasi pjesë e këtij projekti janë disa nga aktorët më të njohur ndërkombëtar, historia e të cilit po bën bujë në SHBA.

Kjo, pasi që në të po trajtohen ngjarjet më të veçanta që kanë ndodhur në Shqipëri.

Bardhoci u shpreh se në film do të përfshihet edhe skena e varjes së poetit Havzi Nela, një ngjarje që e ka parë kur ishte 14 vjeç.

“Do veçoja një ndër ngjarjet që ka ndikuar në karakterin tim, është një ngjarje historike reale. Ka të bëj me dramën që e ndjek këtë shoqëri edhe në ditët e sotme, ngjarja e varjes së poetit Havzi Nela.

Unë kam qenë 14 vjeç kur e kam parë skenën, isha nxënës shkolle. E kemi xhiruar ashtu siç ka ndodhur, fëmijët dhe populli që e shikonin”-tha Bardhoci.

Sipas Bardhocit filmi promovon më së miri Shqipërinë.

“Ka të bëj me origjinën e këtij sporti që vjen nga pellazgjia. Të gjitha faktet, të dhënat çojnë që ky sport ka ekzistuar para Lojërave olimpike.

Madje ka themeluar Lojërat Olimpike e kësaj teme i bëjmë jehonë, nxjerrim lidhjen e këtij sporti luftarak që në kohën e pellazgjisë. Është një dramë, aksion, flitet për gjenocidin në Çamëri, shqiptarët që janë protagonist në shpëtimin e Hebrenjve, ngjarje që bota nuk i njeh.

Nxjerrim në pah vlerat e Shqipërisë ndër vite, edhe si është Shqipëria sot, një promovim maksimal të vendit tonë, bota duhet ta njoh. Ndaj duam ta shfaqim në kinemat ndërkombëtare”, tha ai.

Në cilësinë e producentit, Bardhoci sqaron për Report Tv të vërtetën e pjesëmarrjes në film të aktorit të njohur nelg, Jean-Claude Van Damme.

“Pjesë e projektit ishte edhe plan B që të kishim edhe Van Damin në film. Por për disa arsye nuk u arrit, përfshirë edhe arsye të buxhetit, por edhe diçka tjetër”-tha ai.

Në përfundim Bardhoci shprehet se në këtë projekt nuk ka marrë asnjë mbështetje nga qendra e filmit në Shqipëri, edhe pse pjesë e kastit janë disa nga aktorët më të njohur botëror, përfshirë Eric Roberts. Premiera e filmit pritet të mbahet së shpejti në Amerikë e më pas në Shqipëri./ Report Tv

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E FILMIT “RRUGË TË BARDHA”, ATO QË NUK DIHEN DHE NJERËZIT QË REALIZUAN NJË PREJ FILMAVE MË TË MIRË SHQIPTARË

Nga Neritane Kraja

“Rrugë të bardha” është një film shqiptar i prodhuar në vitin 1974. Regjia është e regjisorit Viktor Gjika, ndërsa skenari nga Vath Koreshi.

Një film që është shfaqur me dhjetëra e dhjetëra herë para viteve ’90. Tema e filmit kombinohej me një lojë të mrekullueshme të aktorëve. Kjo, duke krijuar kultin e njeriut që jep jetën në krye të detyrës, kultin e heroit të punës që sakrifikon gjithçka për t’i shërbyer njerëzve deri në fund.

Në qendër të filmit është fillrojtësi Dedë, një djalë i ri i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën, që endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult