Megjithëse monument kulture i kategorisë së parë, varri i Marubit dhe Kolë Idromenos në qytetin e Shkodrës, ngjajnë sikur t’i përkasin një zone lufte.
Problemet në varret nisën të shfaqen 6 muaj pas ndërhyrjes. E prej asaj dite Ministria e Kulturës dhe drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore në Shkodër hoqën dorë nga përgjegjësitë që ju dikton ligji.
“Në aspektin moral dhe juridik normalisht që shteti e ka detyrim. Ai duhet të merret me këto monumente,” tha Nikë Ukgjini, studiues.
Ende shteti nuk është ndërgjegjësuar
Kleriku Dom Nik Ukgjini ishte një nga bashkëorganizatorët që 1 vit më parë morën nismën për të grumbulluar vetë fondet. Që të kryhej restaurimi i plotë dhe me standarde, por pandemia pezulloi çdo gjë.
“Pas këtij shkatërrimi ne tentuam që të organizojmë dhe vitin e kaluar. Në muajin shkurt me disa intelektualë dhe disa donatorë,” thotë Ukgjini, transmeton ‘ora news’.
Sipas studiuesit, ende shteti nuk është ndërgjegjësuar. “Për rëndësinë që kanë monumentet”.
“Kur bie fjala për shtetin dhe monumentet e kulturës janë dy gjëra që duken të kundërta mjerisht,” thotë ai.
Ishte 25-vjetori i meshës së parë që angazhoi qeverinë shqiptare. Ajo asokohe të kryente restaurimin e tyre dhe të varrezave katolike të Rrmajit. Për t’i inauguruar në 2015-ën. Por sipas studiuesve gjithçka rezultoi se u bë vetëm për fasadë./OraNews
LEXO EDHE: Si u zbuluan varret ilire në sheshin e kalasë të Krujës, ja si e njihnin gratë burrin e tyre të ardhshëm…
Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj në News24 u trajtua historia madhështore e Krujës, të shpallur “qytet hero” në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut
Kruja njihet si një qytet madheshtor me një popullësi reth 20.000 banor, si ish-kryeqytet i Shqipërise ajo u bë e njohur që në kohën e GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT.
Në prillin e vitit 1450 kështjella e Krujës rezistoi për rreth pesë muaj sulmesh nga turqit, duke u hakmarrë kështu me të gjithë boten e krishter,nga vete fakti se popullsia e asaj kohe ishte shumica e krishtere.