Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës po punon pa ndalë edhe në shtimin e hapësirave të reja kulturore.
Kështu së fundmi, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka njoftuar se janë ndarë mbi 600 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë, Komuna e Graçanicës.
“Hapësira të reja kulturore në çdo pjesë të vendit. Mbi 600 mijë euro kemi ndarë për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë, Komuna e Graçanicës.
Artistët dhe qytetarët do të kenë një hapësirë të re kulturore për të zhvilluar e ndjekur aktivitetet artistike”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.
Sipas tij, investimet për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në Kosovë nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë me të njëjtin avaz edhe më tej.
ObserverKult
Lexo edhe:
HAJRULLA ÇEKU TAKOHET ME KRYETARIN E VUSHTRRISË, DISKUTOHET PËR PROJEKTET E TRASHËGIMISË KULTURORE
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku së fundmi ka pritur në zyren e tij të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi me të cilin ka diskutuar rreth projekteve të përbashkëta.
Në njoftimin e MKRS-së, në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për stadiumin dhe palestrën e qytetit. Dhe për projektet e trashëgimisë kulturore që janë në zhvillim e sipër.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ALBIN KURTI DHE HAJRULLA ÇEKU VIZITOJNË KOMPOZITORIN, AKIL KOCI: “KËNAQËSI T’I DËGJOSH KUJTIMET E TIJ…”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së fundmi kanë qenë në konakun e kompozitorit të njohur shqiptar, Akil Koci.
Çeku përmes një postimi dhe disa fotografive në Facebook tha se ishte kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult