Vazhdon polemika/ Ledi Shamku kreut të Akademisë së Shkencave: Si Enver Hoxha, edhe t’i kërkove të më përjashtonin…

Vijojnë polemikat në distancë mes Skënder Gjinushit dhe studiueses Ledi Shamku. Së fundmi ajo ka deklaruar se kreu i Akademisë së Shkencave i ka dërguar ultimatum Akademisë së Shkencave të Kosovës, duke i kërkuar përjashtimin e saj Konferenca Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin.

Sipas Shamkut, konferenca ishte planifikuar që në verë dhe emri i saj ishte prezent në listën e pjesëmarrësve, por pas debateve të fundit me kreun e Akademisë së Shkencave, bënë që Gjinushi të kërkonte përjashtimin e saj.

Ndër të tjera, në postimin e saj në Facebook, Shamku shprehet falënderuese ndaj gjuhëtarëve të Kosovës, të cilët nuk e kanë plotësuar kërkesën e dërguar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Më tej ajo ka paralajmëruar Gjinushin se nuk do të mund ta cenojë dot kurrë bashkëpunimin albanologjik mes Tiranës dhe Prishtinës.

Më parë Shamku e pati akuzuar Gjinushin për plagjiaturë, ndërsa kreu i Akademisë së Shkencave në një intervistë për Report Tv qe shpehur se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për plagjiaturë në fjalime. Ndërsa sa i përket drejtimit të institucionit, shtoi se këtë gjë e tregonin rezultatet.

Postimi i plotë i Ledi Shamkut:

SOVJETIN GJINUSHI E PROVOVA NË KURRIZ!!!

Këto dy ditë kam qenë në Prishtinë, në Konferencën Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin, të organizuar nga Akademia e Kosovës, me pjesëmarrjen edhe të Akademizmës së Shkencizmës.

Qe një konferencë e planifikuar qysh në verë. Kam marrë qysh heret ftesë personale nga kolegët e mij të Prishtinës, ftesë që më ka gëzu fort. Si albaniste e sociolinguiste, kjo është puna ime e përditshme e pasioni im i përjetshëm. Ndaj lumturisht pranova ftesën dhe qysh në korrik çova temën dhe abstraktin. Tema u pranua dhe qeshë pjesë e programit të punimeve. Si gjuhetare!

Kur mbërrita pardje në Prishtine, mes kolegësh atje, mësova çka po ju them, dhe po e them me përgjegjësi personale!

Sovjeti Gjinushi dhe Shkencizma e tij e Caruanas, para një jave i KISHIN DËRGUAR NJË SHKRESË ULTIMATUM AKADEMISË SË KOSOVËS KU I KËRKONIN QË TË MË PËRJASHTONIN MUA NGA PUNIMET E KONFERENCËS. MADJE I KISHIN VËNË VETON: PO ERDHI LEDI SHAMKU, NEVE NUK VIJMË. PËRJASHTONI ATË QË TË VIJME NE.

Të përjashtohet një gjuhëtare nga një konferencë gjuhësore qe te vije plagjatori i Caruanas?! Të perjashtohet nje sociolinguiste se ka biografi të keqe ngaqë e ka nxjerrë Kryesarkazmën ashtu siç është: një sovjet i pandreqshëm?
Dhe qenkësh zhvilluar mbledhje me dy orë debat në ASHAK, dhe i falënderoj me shpirt e zemër gjithë gjuhëtarët e Akademisë së Kosovës, të cilët kanë deklaruar se më parë japin dorëheqjen sesa t‘ia plotësojnë kërkesën Gjinushit.

Konferenca zhvilloi me sukses punimet. Unë referova e diskutova dhe lidhem marrëeveshje. Kryesarkazma erdhi pavarësisht vetos së tij qesharake sovjete.
Tash më dëgjo mirë, Kryesarkazëm! Sovjetizmës tënde (jo ty, ti je pa lidhje me mu, s’ke qasje me mu), por sovjetizmës tënde kam me i qëndru përherë përballe si shqiptare!

Përballë si përherë kam me qëndru. Dhe po ta bëj publik këtë gjestin tënd të mbramë të neveritshëm. Njëlloj si para 50 vjetesh kur Enveri yt përjashtoi nga Kongresi i Drejtshkrimit shumë kolegë të mij ”me cen në biografi”, plot 50 vjet më pas ti ngulmove të më përjashtojë mua nga ftesa e të tjerëve, për hakmarrje të vogël personale. I kam shkresat që ke dërguar në Prishtinë dhe të të vijë rëndë që ke shkaktu shqetësim mes Tiranës dhe Prishtinës.

Më ke quajtur bandite, veçse dije se një shkencëtare e aq më shumë një albaniste e ka për krenari kur dikush i zezonave të detit e quan bandite.
Kurrgjë nuk do cenosh dot në bashkëpunimin e mbarë albanologjik mes Tiranës dhe Prishtinës. Kurrgjë, mba vesh!

Rroftë Albanologjia e lirë, e çliruar nga sovjetizmat e Shkencizmës të cilat tash i provova vetë në kurriz.
JA KY ËSHTË REFORMIMI QË NJË KOMUNISTI KA SJELLË NE AKADEMINË E SHKENCAVE.
Ndot më vjen! Rroftë Qielli i Shqipes! Kosovë, t’kam nanë n’shpirt.


Lexo edhe:

GJUHËTARËT NË PROTESTË: GJINUSHI KA BUNKERIZUAR AKADEMINË E SHKENCAVE