“Vdekja e aktorit”, poezinë e Bekim Lumit e interpreton Afrim Muçaj

“Vdekja e aktorit” poezi nga Bekim Lumi

Si zakonisht
Në aktin e fundit të tragjedisë
Mbasi ka palue në arkë
Kostume palaçosh, gaztorësh
Mbretërish, kalorësish…

Nga Arka e Pandorës
Nxjerr Kostumin e Qefintë
Dhe me të mbështillet

Çdo gja ashtë e përcaktuar
(si zakonisht në tragjedi)

Ai luan rolin e përcaktuar
Gojëkëqinjtë thonë se vdiq
Unë nuk e besoj
Edhe kjo vdekje e tij është vetëm njëra
Nga ato vdekjet e tij të shumta skenike
Ai vetëm bën punën e tij
Dhe pas kësaj është
Në pritje të rolit të ri.

ObserverKult

Bekim Lumi

Lexo edhe:

MUÇAJ E KUJTON REGJISORIN BEKIM LUMI: ISHTE GJENI I NDËRTIMIT TË ROLEVE !

“I urrej telefonatat e natës së vonë, e sidomos ato të paramëngjesit.  Sa herë kam marrë një telefonatë të tillë më është thyer zemra si një gotë kristali që nuk kam mundur ta rikuperojë kurrë…’, thotë aktori Afrim Muçaj teksa përkujton profesorin dhe regjisorin, Bekim Lumi, nga një sëmundje e rëndë, u nda nga jeta para dy vjetësh.

“Shpesh herë e mbaj telefonin e mbyllur natën, pikërisht me arsyejen dhe lutjen që deri në mëngjes kur të zgjohem të mos më ketë marrë askush…

Por mëngjesin e hershëm të 30 korrikut e kisha lënë të hapur telefonin për dreq, zilja po bije dhe po bije pa ndërprerë, e urrej ta hap telefonin derisa të paktën të shoh dritën në dritare, kthehem në krahun tjetër por është e pamundur ta vazhdoj gjumin, ngrihem ngadalë dhe ulem në shtrat…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU