Një ndër ngjarjet më enigmatike është vdekja e princeshë Dianës që nuk harrohet dhe pas kaq shumë vitesh. Së fundmi burime kanë nxjerrë në dukje një fakt që mediat nuk e dinin.
Në atë kohë pas aksidentit princi Charles ka përfunduar duke u marrë në pyetje nga detektivi i Policisë së Londrës, John Stevens për shkak të një letre që truproja e Dianës e dërgoi në polici.
“Jam ulur këtu në zyrën time sot, në tetor duke dashur që dikush të më përqafojë dhe të më nxisë të qëndroj e fortë dhe të mbaj kokën lart. Kjo fazë e caktuar e jetës sime është më e rrezikshmja. Bashkëshorti im po planifikon një aksident në makinën time. Problem me frenat dhe më pas dëmtim i rëndë në kokë, në mënyrë që të ketë mundësi të martohet me Tingën. Kamila nuk është gjë tjetër, veçse një shpërqendrim, një njeri që përdoret nga burri im në çdo kuptim të fjalës”, shkruhej në letër, transmeton ‘lapsi.al’.
Sipas ‘Daily Mail’, Stevens i ka lexuar Charles përmbajtjen e letrës dhe e ka pyetur: ‘Përse mendoni se ajo do të shkruante një gjë të tillë?’
Nga ana tjetër, Princi Charles ka mohuar të ketë njohuri në lidhje me vetë shënimin apo shkaqet pas tij dhe vetë detektivi Stevens me bashkëpunëtorët e tij nuk arritën të zbulojnë ndonjë fakt konkret që të përfshinte pasardhësin e kurorës britanike me ndonjë komplot të mundshëm kundër Princeshës.