“Vdekja e së vërtetës”/ Fituesja e Pulitzer vjen në shqip

vdekja

Biblioteka e lexuesit shqiptar, në mbnyrë të vecantë bibiloteka e gazetarit, është pasuruar së fundmi me librin  “Vdekja e së vërtetës”, të autores së njohur amerikane Michiko Kakutani, botuar nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me AMA.

Autorja është një gazetare e njohur që ka punuar për Washington Post, Time dhe New York Times.

Kakutani është fituese e Çmimit Pulitzer.

Libri “Vdekja e së vertetës” është vlerësuar me superlativa nga kritika.

Fareed Zakaria shkruan: “Një libër i pasur, erudit. . .  Ajo shpjegon shkëlqyeshëm forcat kulturore dhe politike që na sollën në gjendjen tonë të tanishme të dhimbshme – një libër që duhet lexuar.” 

 “Kushdo që dëshiron një përmbledhje koncize të vdekjes së së vërtetës duhet t’i drejtohet librit me të njëjtin emër të Michiko Kakutanit,” shkruan Edward Luce për Financial Times.

Libri trajton nje gamë temash relevante si  E vërteta dhe Gazetaria, Fake news dhe Faktet alternative, Mediat sociale dhe Disinformacioni etj.

Libri ka ardhur në shqip i përkthyer nga Virgjil Muçi.

ObserverKult