
Është shfaqur në Tiranë në kuadër të edicionit të 12-të të ‘Dea film Festival’, filmi i fundit i Margarita Xhepës, “Vdekja le të presë” me regji të Edmond Topit. Filmi çeli këtë edicion me një homazh të ndjerë për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila vdiq në prill.
Filmi “Vdekja le të presë” është një komedi romantike, por njëkohësisht trajton tema me rëndësi për shoqërinë. Ai synon të rikthejë vëmendjen e shoqërisë ndaj moshës së tretë, duke e paraqitur atë jo thjesht si një grup të pambrojtur, por para së gjithash, si një komunitet aktiv dhe kontribues në jetën shoqërore.
Konkurimi në këtë festival zhvillohet në 3 seksione: në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë, ku marrin pjesë 6 filma nga: Shqipëria, Brazili, Maqedonia, Italia, Polonia dhe Turqia, në Seksionin e Filmit Studentor, me 13 filma nga 9 vende të botës dhe në Seksionin e Filmit të Shkurtër ku garojnë 19 filma nga 15 vende të botës.
ObserverKult
Lexo edhe:
TINKA KURTI PËR MARGARITA XHEPËN: E KISHA VAJZË, E KISHA SHOQE…






