Vdekja misterioze e Mehmet Shehut: Dalin fotot e pazbuluara më parë, nga gota me lëng te këpucët në fund të shtratit

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me momentet e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehut.

Vdekja e tij misterioze prodhoi dilema nëse u vetëvra apo ekzekutua. Ndërsa në fotot e reja shihen pamje të dhomës së gjumit në të cilën ish-kryeministri Shehu qëndron i pajetë.

Duke i parë nga afër fotot vërehet se te këmbët e krevatit, bashkë me pantoflat shihen edhe këpucët çka duket e çuditshme për një njeri që ndodhet në dhomën e tij të fundit.

Gjithashtu aty shihet edhe telefoni dyshifror me të cilin komunikonte me një numër të vogël të drejtuesve komunistë. Foto e bërë publike, kohë më parë, në emisionin ‘Opinion’ tregojnë edhe komodinën në të cilën shihet një gotë, një filxhan dhe një termus, ndërsa është folur edhe për një gotë me një lëng të verdhë që nuk u ekzaminua kurrë dhe që nuk figurojnë të jenë ekzaminuar. /fjala.al

________________________

Lexo edhe:

DËSHMIA E ISH-TË DËNUARIT: ÇFARË NDODHI NË SPAÇ, KUR MËSUAM SE MEHMET SHEHU KISHTE BËRË NDËRRUAR JETË

Publikohen disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorëshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor Kasem Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vendit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult