Kanë kaluar tashmë 26 vjet nga aksidenti në Paris që i dha fund jetës së Princeshës Diana, një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Dhe gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht hetimeve të policisë franceze dhe britanike, makina e dytë që dyshohet se u përfshi në ngjarjen që çoi në vdekjen e princeshës 36-vjeçare mbetet e zhdukur.
Ishte nata vonë më 31 gusht 1997, kur një përplasje në një tunel në kryeqytetin francez shkatërroi një Mercedes-Benz S-Class të zi. Brenda saj ishin Diana dhe i dashuri i saj i atëhershëm Dodi Fayed, pas një vakti që kishin ngrënë në hotelin Ritz.
Diana ishte divorcuar nga Princi Charles vitin e kaluar. Diçka që kishte mbledhur tek ajo interesin e pashuar të mediave ndërkombëtare, të cilat e ndoqën nga afër për të regjistruar hapat e radhës të jetës së saj personale.
Vdekja e saj atë natë ndezi një teori konspirative të përhapur se vetë Pallati ishte përfshirë pas aksidentit. Sigurisht, kjo nuk është vërtetuar asnjëherë, pavarësisht dhjetëra librave dhe dokumentarëve që janë përpjekur të zgjidhin misterin se çfarë ndodhi saktësisht atë natë.
Se çfarë ishte dhe mbetet pas 25 vitesh misteri kryesor i pazgjidhur ka të bëjë me një Fiat Uno të bardhë, i cili pati njëfarë roli në përplasjen. Edhe që atëherë askush askund nuk ka mundur ta gjejë atë.
Versioni zyrtar pretendon se S-Class i drejtuar nga shoferi profesionist i Dianës ishte në tunel me një shpejtësi prej më shumë se 190 km/h (kufiri atje është 50 km/h) dhe se për shkak të shpejtësisë humbi kontrollin.
Analizat e gjakut rezultuan se shoferi nuk kishte pirë alkool, ndonëse ishte përpjekur të manovronte dhe të drejtonte me shpejtësi për të shmangur paparacët që i ndiqnin.
Shoferi dhe Fayed vdiqën në vend, Diana i mbijetoi përplasjes por vdiq rrugës për në spital. I mbijetuari i vetëm ishte truproja i saj, i cili ishte gjithashtu i vetmi pasagjer i S-Class që kishte vendosur rripin e sigurimit.
Dëshmitarët okularë thanë se menjëherë pas përplasjes panë një makinë të vogël të bardhë duke dalë nga tuneli.
Në fakt, shoferi kishte një qen pranë tij dhe i kishte fiksuar sytë në pasqyrë. Autoritetet besojnë edhe sot e kësaj dite se ky person është i vetmi që ka mundur të thotë se çfarë ka ndodhur realisht brenda tunelit.
Autoritetet franceze tashmë e dinë se bëhet fjalë për një Fiat Uno, të cilin me gjithë përpjekjet e tyre nuk kanë mundur ta lokalizojnë. Askush nuk e ka gjetur shoferin dhe as nuk e ka kuptuar pse ai nuk ndaloi pas përmbysjes së S-Class.
Policia pranon se drejtuesi i Fiat Uno-s nuk është fajtori i vërtetë, vetëm se Mercedesi, drejtuesi i të cilit është edhe përgjegjës, me siguri është përplasur me të.
Sido që të jetë, Fiat Uno misterioz është një “mjet” ideal për ata që duan të vazhdojnë teorinë e konspiracionit për vdekjen e Dianës. Dhe pamundësia për ta gjetur edhe pas 25 vitesh, forcon edhe më shumë pikëpamjet se diçka e çuditshme ka ndodhur atë natë. / gazeta-shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
DOKUMENTARI QË PO TRONDIT FAMILJEN MBRETËRORE, MEGHAN MARKLE SI PRINCESHË DIANA: ATA NUK MË MBROJTËN (VIDEO)
Një trajler tjetër i publikuar për dokumentarin e Meghan Markle dhe Princit Harry ka tronditur sërish Familjen Mbretërore. Në të shfaqet aktorja teksa fshin lotët teksa flet sinqerisht për jetën me Familjen Mbretërore.
Në trajlerin “bombë” përpara dokumentarit në Netflix, ‘Harry and Meghan’, ajo pretendoi se familja e Princit Harry nuk arriti ta mbronte atë kur u martuan në maj 2018, transmeton ‘a2news.com.
ObserverKult