Aktori i Bollywood-it, Irrfan Khan, i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në filmat, Slumdog Millionaire dhe Jurassic Park, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
Khan ka vdekur në një spital në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai, ka njoftuar agjencia e tij për marrëdhënie me publikun.
Më 2018, Khan pati njoftuar përmes një postimi në Twitter se është diagnostikuar me tumor endokrin.
Ai më vonë i ishte nënshtruar trajtimit në një spital në Londër.
Dy muaj pasi ka bërë publike diagnozën që ka, ai pati shkruar një letër të hapur për përvojën e tij gjatë trajtimit me kancer, duke reflektuar në “intensitetin” e dhimbjes dhe “paqartësitë” e jetës.
Më 2013, Khan pati fituar Çmimin Kombëtar për Film në Indi, për rolin e tij në filmin, Paan Singh Tomar, përkatësisht portretizimin e një atleti që bëhet më vonë bandit.