U nda nga jeta artistja e bizhuve Elsa Peretti

Dizajnerja e aksesorëve elegantë, Elsa Peretti, ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në në Sant Marti Vell të Katalonisë, të shtunën në mbrëmje.

Peretti ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare.
Ajo bëri revolucion në fushën e modës duke u shquar me stilin unik në dizajnimin e bizhuve elegante.

Vdekja e saj u konfirmuar nga Kurt Moosmann, që është pjesë e familjes Peretti.
Ai nuk ka treguar se cili ishte shkaku që mori jetën e artistes Elsa Peretti.

Peretti në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shkuar për herë të parë në vitin 1960. Nisi si modele për të avancuar tutje në dizajn.

Pas kësaj shtëpia e njohur për bizhuteri Tiffany nënshkroi një kontratë me Elsa Peretti për të vazhduar bashkëpunimin vite me radhë.

ObserverKult

Lexo edhe:


SI U “VARROSËN” THESARET DHE DHURATAT E DASMËS SË MBRETIT ZOG