Marie Fredriksson, e cila si këngëtare e pop duo-s Roxette ishte një nga zërat më të njohur në vitet 1980 dhe viteve të 90-ta, ka vdekur sot në moshën 61 vjeç pas një sëmundjeje të gjatë.
Familja e saj në një prononcim për gazetën suedeze Expressen, tha se është e trishtueshme të jepet njoftimi për vdekjen e saj.
“Është e trishtueshme t’ju njoftojmë se një nga artistët tanë më të mëdhenj dhe më të dashur ka vdekur”, thuhet në njoftimin e familjes.
Në muajin shtator tëvitit 2002, ishte zbuluar se ajo kishte tumor në tru, dhe iu dha një shans prej 25 % për të mbijetuar. Por ajo mbijetoi deri tash, por me probleme të shumta shëndetësore, transmeton Koha.net.
Ajo performoi deri në vitin 2016, kur më pas njoftoi për pensionim për shkak të efekteve nga terapitë e rrezatimit.
Partneri i saj në Roxette, Per Gessle, shprehu dashurinë e tij për Fredriksson dhe familjen e saj dhe tha se “gjërat nuk do të jenë kurrë më njësoj”
Në 1984 Marie Fredriksson publikoi albumin e parë si soliste, “Het Vind”, ndërsa paraqitja e parë si pjesë e grupit të famshëm suedez ishte në vitin 1987.