Producenti i njohur i ‘Netflix’, LIN Qi, 39 vjeç, ka vdekur dhe sipas raporteve ai është helmuar. Producenti kinez ishte gjithashtu kryetari i kompanisë kineze ‘Yoozoo Group’ dhe dyshohet se u helmua nga bashkëpunëtori i tij.
Sipas mediave kineze, policia tha se një nga kolegët e Linit, duke treguar vetëm mbiemrin e tij Xu, është i dyshuari kryesor i cili ndodhet në paraburgim. Lin u dërgua me urgjencë në spital pas helmimit dhe dje gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por sot u shpall i vdekur nga mjekët, transmeton ‘botasot’.
Sipas mediave lokale helmimi i tij u shkaktua pasi piu një filxhan çaj dhe në të kishte helm.
Kompania në të cilën ai ishte kryetar, ‘Yoozoo Group’, i shiti Netflix të drejtat e adaptimit të librave më të shitur shkencorë.