Dje ka vdekur profesori Sylë Tahirsylaj. Lajmin e trishtë e dhanë familjarët e tij nëpërmjet rrjetit social ”Facebook”, duke shtuar se se do të njoftojnë me kohë për varrimin.
“Miq, familjarë të dashur, ju njoftojmë që babai ynë, prof. Dr.Sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh.
Për detaje të varrimit ju njoftojmë”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylajt.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook për Tahirsylën thotë se ka dhënë një kontribut të çmuar në punën e tij akademike si dhe në sferën e meteorologjisë.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn!”, ka shkruar mes tjerash Osmani.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për Tahirsylën fjalët më të mira, ku dhe theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të tij në çështjen kombëtare shqiptare.
“Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.
Familjarët kanë njoftuar se Tahirsyla u nda papritur nga jeta pasditen e së dielës.
Edhe nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka ngushëlluar familjen për humbjen e meteorologut Sylë Tahirsylaj.
ObserverKult
lexo edhe: