Vdiq aktori i njohur pas një aksidenti me makinë

aktori qiriu

Aktori veteran i filmit për ‘Caligula’ u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë. John Steiner vdiq në moshën 81 vjeçare.

Steiner luajti arkëtarin Longinus përballë Malcolm McDowell në filmin Caligula të vitit 1979, një nga disa filma që ai bëri me regjisorin italian të filmit Giovanni “Tinto” Brass.

Ai u shfaq gjithashtu në “Shock” të regjisorit Mario Bava (1977) dhe “Tenebrae” të regjisorit Dario Argento (1982), ky i fundit i paharrueshëm për personazhin e tij që merr një sëpatë në kokë.

I lindur më 7 janar 1941, në Chester, Angli, Steiner ndoqi Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik.

Ishte aktiv në profesion, duke u bërë i dallueshem me rolet e tij ne filmat ku luante.

ObserverKult