“Vdiq duke pi çaj”, aktorja Shengyl Ismaili emocionon me rrëfimin për babanë e ndjerë

shengyl ismaili

Në kuadër të emisionit “Kendiv” që emetohet në T7 është edhe rubrika “Prej zemrës”, ku protagonistët ndajnë momente nga jeta e tyre. Këtë herë e ftuar ishte aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili.

Duke ndarë momentet e vështira të jetës, ajo foli për vdekjen e babait të saj.

“Ai iku shpejt, ka vdekur duke pi qaj”, tregoi mes emocionesh aktorja. 

Rrëfimin emocionues e gjeni në videon më poshtë.


shengyl ismaili

Lexo edhe:

SHENGYL ISMAILI: ARTI YNË KA TREGU SE KU ASHT KOSOVA…

Kur ndodhi ajo thyerja e madhe, në të cilën ju u përcaktuat përfundimisht për aktrimin?

– Nuk mundem me thonë që kam pasë naj thyerje, por gjithmonë kam qenë adhuruese e artit, si muzikës, teatrit, filmit… kur kom fillu me i përcjellë shfaqjet, e imagjinojsha veten në skenë, dhe aty e kam ditë që unë duhet të merrem me art.

Sa është e vështirë të jesh aktore në Kosovë, cilat janë përparësitë dhe vështirësitë?

– Jo shumë e lehtë, po kjo e bën edhe më të bukur profesionin tim që e du shumë. Përparësi ka shumë, për shembull, mund të hysh në lëkurën e njerëzve me karaktere të ndryshme, dhe të kuptosh se si ndihen ata… je afër publikut gjithmonë… je njifarë frymëzimi për ta, së paku mua ashtu më referohen. E kjo të bën me u ndi shumë mirë. Vështirësitë janë të shumta, duke fillu nga mbështetja e paktë që e marrim nga shteti ynë, kemi mungesë të gjanave elementare, nuk vlerësohemi sa duhet. Si dhe ndonjëherë të humb privatësia, ndonjëherë kam nevojë të jem vetëm Shengyli, jo Shengyli – aktorja…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU