Historiani francez, Marc Ferro, specialisti i njohur për çështjet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, por gjithashtu dhe për luftërat e shekullit XX, kolonizimin dhe kinemanë, vdiq në moshën 96-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Historian me reputacion ndërkombëtar, ish-figurë e stacionit franko-gjerman ”Arte”, në të cilin ai prezantoi për 12 vjet “Histori paralele”, emision në të cilin ai e përçoi historinë tek publiku i gjerë.
Ai publikoi vitin e kaluar veprën e 65-të “Hyrje në jetë”, për fatin e personaliteteve të mëdha.
Nga një baba italo-grek dhe nënë ukrainase, ai u lind në Paris më 24 dhjetor 1924.
Studimet e tij për historinë, një pasion që ai kultivoi që nga fëmijëria e tij, u ndërprenë nga lufta.
Nëna e tij, hebreje, vdiq në Aushvic në 1943./BW