Ray Reyes, i njohur si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Vdekja u njoftua gjatë fundjavës në një postim në Facebook nga vëllai i tij Raul, megjithëse ai nuk e konfirmoi shkakun e vdekjes, transmeton ‘gazetainfokus’.
“Të dashur miq, familje dhe fansa. Me dhimbje të madhe në shpirtin tim ju informoj, se vëllai im i dashur, Ray Reyes ndërroi jetë”, shkroi Raul në postim.
Është raportuar nga Primera Hora se shkaku i vdekjes ishte një “sulm në zemër”. Ray iu bashkua Menudo në 1983 kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai ishte në grup në të njëjtën kohë me Ricky Martin.